Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dhuna rrezikoi vendin”/ Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga Tirana. Aty protestuan studentë, këtu huliganë

schedule23:33 - 26 Tetor, 2026

schedule 23:33 - 26 Tetor, 2026

Analisti Frrok Çupi thotë se protestat e zhvilluara në Beograd, janë të ndryshme nga ato në Tiranë.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Çupi u shpreh se në Beograd protestuan studentë, ndërsa në Tiranë, huliganë.

Sipas tij, kreu i PD, Sali Berisha po shfaqet me maskë të çjerrët, teksa e ka pranuar se ai ka organizuar dhunën në protesta.



“Berisha në çdo gjë, veprim, ka një maskë. Sot ishte një maskë që e bënte politikan ndërballkanik. Maska që ka mbajtur kohët e fundit ka qenë pro protestës në Tiranë, ka deklaruar se e ka bërë vetë. Edhe për të vënë maskë, Berisha ka arsye. Sali Berisha ka kuptuar që ka hyrë në konflikt me Perëndimin, duke përkrahur dhunën, antifën. Sali Berisha e shikon veten pjesë të këtij terrori, është njeri me influenca tek një kategori njerëzish që ka te partia e tij. Qeveria mori masa ligjore të rrepta kundër krimit, kundër antifës dhe shkatërrimit të vendit. Kjo është histori e gjatë që do e ndjekë Berishën si autor i dhunës dhe krimit.

Saliu është me maskë, por me maskë të çjerrët. Këto krahasime i bëjnë të paditurit, por i bëjnë njerëz të ligj që po dezinformojnë. Midis studentëve në Beograd dhe atyre që u quajtën në Shqipëri, nuk ka ngjashmëri. Në Beograd protestuan studentë, nuk kishte huliganë. Në Tiranë protestuan huliganë, studentë pak. Në dy vjet, në Beograd nuk u thye asnjë xham”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!