Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sulmet e protestuesve ndaj bizneseve krijojnë pasiguri”, Sefa: Koston do ta paguajnë qytetarët!

schedule22:20 - 26 Tetor, 2026

schedule 22:20 - 26 Tetor, 2026

Eksperti Ergis Sefa ka paralajmëruar për pasojat ekonomike të sulmeve ndaj bizneseve dhe degëve të bankave.

Sipas Sefës, nëse sulmet nga protesta do të vijonin për një javë, pasojat do të ishin edhe më problematike.

Sipas tij, qytetarët mund të përballen me kosto shtesë në muajt e ardhshëm, pasi bankat mund të rrisin tarifat e shërbimit dhe bizneset çmimet, duke ia kaluar konsumatorëve barrën e dëmeve dhe pasigurisë.



“ Po të kishte vijuar sulmi ndaj bizneseve për një javë, do të kishte problematikë. Matja bëhet me pasigurinë që krijohet. Dëmtimi i disa dhjetëra degëve të bankës nuk e nxjerr jashtë funksionit bankën, por krijon pasiguri.

Dëmi më i madh ka efekt psikologjik. Vendi ynë ka probleme sociale-ekonomike të thella, por instrumenti i përdorur në ditë të veçanta, me sulm ndaj bizneseve, shton problemin financiar dhe ekonomik. Ne muajt në vijim do të jemi ne që do të paguajmë koston: bankat do të rrisin tarifat e shërbimit, bizneset do të rrisin çmimet. Është një faturë, koston e së cilës do ta paguajmë ne.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!