Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Harry Kane fiton Topin e Artë/ Kapiteni i Anglisë, i pari “luan” që ia del nga viti 2001

schedule23:51 - 26 Tetor, 2026

schedule 23:51 - 26 Tetor, 2026

Harry Kane është fituesi I Topit të Artë për vitin 2026. Kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi I Bajernit të Mynihut triumfoi në ceremoninë e revistës “Frans Futboll”, duke mundur rivalët e tij kryesorë. Kejn, që fitoi edhe titullin e golshënuesit më të mirë të vitit, la prapa Lamin Jamalin dhe Kilian Mbapenë.

Ky është Topi i Artë i parë në karrierë për sulmuesin e shquar, duke u bërë I pari anglez që ia del që nga viti 2001 kur fitoi Majkëll Ouen.

Në total, Barcelona ishte klubi me sukseset më të mëdha në Topin e Artë. Ajo fitoi në total 8 çmime, duke nisur me Topin e Artë për femra, për trajnerin e vitit për femra, për talentin e vitit dhe shumë trofe të tjerë.



Trajneri më i mirë i vitit për meshkuj u shpall Luis De La Fuente I Spanjës, që fitoi Kupën e Botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!