Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekonomia paguan faturën e protestave/ Çoçoli: Deri në 100 miliard euro dëme në biznese, turizëm dhe investime

schedule22:14 - 26 Tetor, 2026

schedule 22:14 - 26 Tetor, 2026

Protestat e dhunshme rrezikojnë t’i kushtojnë rëndë ekonomisë, duke prekur bizneset, turizmin dhe investimet e huaja.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, paralajmëroi se dëmet ekonomike mund të shkojnë deri në 100 miliardë euro, përtej dëmeve të dukshme materiale, të cilat ai i vlerësoi në rreth 2 milionë euro.

Sipas Çoçolit, pasojat më afatgjata pritet të ndihen te aktiviteti i bizneseve, imazhi turistik i vendit dhe ngadalësimi i investimeve të huaja, pasi pasiguria mund t’i shtyjë investitorët të presin për një klimë më të favorshme.



“Dëmet që përmenden janë ato që shihen, janë dëme rreth 2 milionë euro. Dëmet e bizneseve të vogla është problemi më i madh, ky janë dëmtuar rreth 95 filiale të bankave të dëmtuara. Më të prekura janë bizneset e mëdha.

Dëmi më i madh do të jetë edhe te turizmi, një dem shumë afatgjatë. Janë rreth 5 miliard euro të turizmit formal dhe rreth 2.6 miliard euro të turizmit informal. Ndërkohë që janë edhe investimet e huaja, që për fat të keq do të kemi frenime.

Kanë marrë një stopim dhe po presin një ditë më të mirë për të sjellë kapitalin e  tyre. Dëme është më i madh se 2.2 miliard euro, shkon deri në 100 miliard euro”, tha Çoçoli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!