Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bizneset, më shumë financim për investime/ BSH: Bankat miratuan më shumë kredi deri në fund të shtatorit

schedule13:44 - 20 Tetor, 2026

schedule 13:44 - 20 Tetor, 2026

Bizneset kanë kërkuar më shumë financim për të shtuar investimet. Në një raport të Bankës së Shqipërisë theksohet se kushtet e kreditimit për bizneset në Shqipëri u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit 2026, kryesisht për bizneset e vogla dhe të mesme. standardet  e  kreditimit u  raportuan  të  pandryshuara  për  biznesin  e  madh dhe  për të  dyja  llojet  e përdorimit të kredisë: mbulimin e nevojave për likuiditet dhe financimin e investimeve.

Shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua disi më e lartë në tremujorin e tretë. Faktori kryesor që ndikoi në këtë drejtim ishin pasqyrat financiare të bizneseve.

Kërkesa për kredi nga bizneset shënoi rritje në të gjitha kategoritë, si për financimin e investimeve, ashtu edhe për mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet. Bankat vlerësojnë se normat e interesit dhe përmirësimi i besimit të biznesit kanë ndikuar pozitivisht në këtë tendencë.



Ndërkohë, për individët, standardet dhe kushtet e kreditimit mbetën të pandryshuara, si për kreditë konsumatore, ashtu edhe për ato për blerjen e banesave.

Për tremujorin e fundit të vitit 2026, bankat parashikojnë të ruajnë pothuajse të pandryshuara politikat e kreditimit, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Nga ana tjetër, kërkesa për kredi pritet të vijojë të rritet në të dyja këto segmente.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!