Greqia do të vazhdojë përdorimin e AstraZeneca për personat mbi 30 vjeç, sipas një deklaratë nga komiteti kombëtar i vaksinimit.
EMA, në një deklaratë tha se ekzistonte një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, por pavarësisht kësaj avantazhet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet e saj.
“Komiteti Kombëtar i Vaksinimit, pasi vlerësoi të gjitha të dhënat në dispozicion, ka rekomanduar vazhdimin e programit të vaksinimit me të gjitha vaksinat në dispozicion, përfshirë vaksinën AstraZeneca, për personat mbi 30 vjeç,” tha komiteti në një deklaratë.
Greqia ka raportuar 288,230 raste dhe 8,680 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Vendi ka administruar 378,997 doza të AstraZeneca deri më tani. Gjithashtu vendi ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer dhe Moderna Covid-19 për të inokuluar më shumë se 2 milion persona./abcnews.al