Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuna kap edhe Greqinë/ Komunistët dhe sindikatat bllokojnë Athinën

schedule13:11 - 21 Tetor, 2026

schedule 13:11 - 21 Tetor, 2026

Vala e protestave ka përfshirë edhe Greqinë. Athina dhe 49 qytete të tjera në të gjithë vendin kanë dalë këtë të mërkurë në tubime.

Në krye të organizimit janë mësuesit, nxënësit, studentët, punonjësit e sektorit publik dhe mjekët e spitaleve publike. Kërkesat lidhen kryesisht me financimin e arsimit, pagat, kushtet e punës dhe rritjen e kostos së jetesës. Disa prej sindikatave në vend kanë ndërprerë punë duke nisur nga ora 11, deri në përfundim të orarit zyrtar të administratës publike, në mbështetje të kërkesave të punonjësve të arsimit.

Një pjesë e konsiderueshme e shkollave kanë mbyllur dyert si pjesë e bojkotit. Sheshi Propylaia pranë universitetit të Athinës është bërë pikënisje për të vijuar marshimin drejt Parlamentit, ndërsa qendra e Athinës është mbyllur për qarkullimin e zakonshëm. Edhe transporti publik është përballur me vonesa dhe devijim të trafikut.



Për shkak të akteve të dhunshme të protestuesve mbi institucionet shtetërore, policia greke ka kryer që në mëngjes të paktën 10 arrestime, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet nga zonat e protestave për sigurinë e tyre. Mediat vendase raportojnë për mbi 3000 oficerë policie në gatishmëri në pikat kyçe të kryeqytetit grek. Plani i policisë helene përfshin kontrolle parandaluese ndaj personave të konsideruar të dyshimtë, si dhe vendosjen e forcave policore në vende me rëndësi të shtuar, siç janë ministritë dhe ambasadat. Në të njëjtën kohë, bizneset janë njoftuar të marrin masa shtesë sigurie në rast incidentesh, dhe disa prej tyre tashmë i kanë mbyllur aktivitetet e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!