Tirana arriti një fitore shumë të rëndësishme sot ndaj Laçit, duke i mundur në shtëpi me shifrat 1-2. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.
“Është fitore e rëndësishme sepse rikthehemi. Synimi është për t’u rikthyer në majë. Drejtoj skuadrën më të titulluar në vend dhe pritshmëritë janë të mëdha. Do provojmë të ngjitemi sa më lart. Në derbi skuadra ishte e ngarkuar.
Fusha ishte e mirë dhe na la të luajmë. Përgëzoj lojtarët për atë që treguan në fushë. Torassa, Batha dhe Cale këtë javë janë stërvitur mirë. Skuadra është 100% dhe më kënaq që lojtarët nuk vuajnë probleme fizike.
I kam thënë Ilionit që ka një jetë në sport dhe do na ndihmojë dhe na ndihmoi dhe na dha fitoren sepse ajo pritje në fund na ndihmoi. Kur ka kushte të vështira atmosferike edhe portieri mund të gabojë në trajektore.
Menduam të marrim mesfushën, me kokë nuk deshëm të luajmë sepse është si t’i biesh murit murit me kokë. Na ndihmoi fusha për pasime të shkurtra dhe vertikalizime për të shfrytëzuar shpejtësinë e Seferit. Na doli mirë”, u shpreh Shehi. /abcnews.al