Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlorë/ Sekuestrohen armë zjarri, arrestohet poseduesi

schedule09:21 - 15 Shtator, 2018

schedule 09:21 - 15 Shtator, 2018

Forcat e policisë kanë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike në qytetitn e Vlorës. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

U ushtruan kontrolle në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

• Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë;
• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol;
• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit);
• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa;

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Petani, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!