Analisti Martin leka thotë se opozita ndodhet në krizë, teksa ende nuk ka asnjë kandidat për zgjedhjet vendore në Tiranë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se PS ka disa emra që përfliten, të cilat janë të pranueshme për socialistët.
Sipas Lekës, Ervin Demo është kandidat mjaft i përshtatshëm për garën në kryeqytet.
“Fakti që Edi Rama nuk ka një emër për Tiranën, por ka hedhur në treg 3 emra, të rëndësishëm, emra politikë, të sprovuar në pushtetin lokal. Janë 3 emra, ku gjithësecili për një opinion të socialistëve, është i pranueshëm. Tregon se e ka marrë seriozisht Bashkinë e Tiranës. Opozita kryesore, që përbëhet nga Sali Berisha dhe partia e vet, është në një dilemë. Është në kompleksin e madh të mosbesimit ndaj vetvetes. Kërkon nga protesta, nga partitë e vogla, ka kërkuar nga Spiropali dhe Veliaj. Berisha e ka shumë seriozisht, që Spiropali nuk duhet marrë seriozisht. Unë mendoj se opozita është në krizën e vet, flamingove u kanë rënë flatrat. Gjithçka po shkon në shtratin e vet, duhet marrë seriozisht vetëm opozita. Partitë e vogla nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët. Sa më shumë kohë kaloin, Tirana bëhet komunitet gjithëpërfshirës. Mendoj se emri i zotit Demo është krejt i pranueshëm”, theksoi ai./abcnews.al



