Derbi i kryeqytetit nuk luhet vetëm në fushë. Në duelin e fundit në Elbasan pati ngacmime dhe një sherr masiv, ndërkohë që nesër Tirana e Partizani përballen mes tyre në “Selman Stërmasi”.
Jashtë fushe ndeshja ka nisur në lagjet e kryeqytetit, teksa një grup tifozësh të kuq kanë menduar të provokojnë rivalët e tyre. Një mesazh i shpalosur dhe nuk mungojnë as ofendimet.
Gjithsesi “goli” është tallja që bëjnë tifozët e Partizanit, me faktin që Tirana luan pa ndriccim në stadiumin e tyre për shkak të një borxhi që kampionët në fuqi i kanë OSHEE-së.
Një “GoFundme” për të ndihmuar Tiranën për ta zgjidhur problemin e borxhit për energjinë elektrike, së bashku me një skicë domethënëse, është ajo që tërheq vëmendjen më së shumti. /abcnews.al