Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Programi COVAX pritet të shpërndajë 237 millionë doza në 142 shtete deri në fund të majit

schedule15:34 - 2 Mars, 2021

schedule 15:34 - 2 Mars, 2021

Programi i ndarjes së vaksinove, COVAX ka njoftuar të martën se do të shpërndajë 237 milionë doza nga vaksina e AstraZeneca-s në 142 vende deri në fund të maji.

Afati kohor për shpërndarjen e dozave, të prodhuara nga AstraZeneca dhe nga Instituti Serium i Indisë, do të ndahet në orare të veçanta dymujore, tha COVAX në një deklaratë. Afat i parë është periudha shkurt-mars dhe i dyti në prill-maj, shruan abcnews.al

“Këto afate kohore varen nga një larmi faktorësh duke përfshirë kërkesat rregullatore kombëtare, disponueshmërinë e furnizimit dhe përmbushjen e kritereve të tjera të tilla si vendosja e vlefshme e planeve kombëtare të vaksinimit,” thuhet më tej në deklaratë.

COVAX është programi i mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të siguruar vaksina për vendet e varfra dhe me të ardhura të mesme. Ky mekanizëm nisi javën e shkuar me dërgesat e para në në Gana dhe Bregun e Fildishtë.

Duke e përshëndetur fushatën si një “partneritet të paprecedent “, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se Angola, Kamboxhia, Republika Demokratike e Kongos dhe Nigeria mund të presin gjithashtu dërgesat e vaksinave të furnizuara me COVAX të martën. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!