Manchester City është çerekfinaliste i parë i FA Cup. Skuadra e Pep Guardiolas nuk e pati të vështirë të mposhtë skuadrën e Swansea, teksa e gjithë sfida u mbyll me shifrat 1-3.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës së Guardiolas, falë golit të Kyle Walker. Në të dytën skuadra kryesuese e Premier Legaue tundi rrjetën edhe në të dytën me Sterling dhe Jesus.
Goli i Sterling erdhi në minutën e 47-të pas një pasimi shumë të bukur të Rodrit, teksa sulmuesi anglez u tregua gjakftohtë në finalizim dhe tundi rrjetën për 0-2.
Pak minuta më pas, saktësisht në të 50-tën u shfaq Gabriel Jesus, që shënoi një gol shumë të bukur dhe hipotekoi fitoren në këtë ndeshje, duke prenotuar një vend në çerekfinalet e FA Cup dhe fitoren e 15 rresht, rekord për klubin.
Në minutat e mbetura City e uli ritmin dhe Guardiola bëri disa ndërrime, duke i dhënë mundësi Swanseas të sulmonte më shumë dhe të gjente mundësinë e golit të nderit në minutën e 77 me Whittaker dhe vulosur shifrat e kësaj ndeshje në 1-3. /abcnews.al