Manchester City është shndërruar në një makineri të frikshme gjatë javëve të fundit. Skuadra e Guardiolës sot përballet me Swansea për FA Cup dhe pas shënoi me Walker në pjesën e parë, tundi rrjetën edhe në të dytën me Sterling dhe Jesus.
Goli i Sterling erdhi pas një pasimi shumë të bukur të Rodrid, teksa sulmuesi anglez u tregua gjakftohtë në finalizim dhe tundi rrjetën për 0-2.
Pak minuta më pas u shfaq Gabriel Jesus, që shënoi një gol shumë të bukur dhe hipotekoi fitoren në këtë ndeshje, duke prenotuar një vend në çerekfinalet e FA Cup. /abcnews.al