Rama: Fushatën e vaksinimit e nisim me 975 doza të marra nga vendi mik i BE-së

schedule12:35 - 11 Janar, 2021

schedule 12:35 - 11 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fushata e vaksinimit do të nisë me 975 dozat e para që janë marrë nga vendi mik i BE-së i cili sipas tij pritet që të dhurojë dhe 2 mijë doza të tjera në ditët në vijim.

Rama ndër të tjera ka theksuar se vaksina nuk është e detyrueshme dhe asnjë nuk do të ketë asnjë penalizim për ato që nuk do e bëjë.

Ai ka theksuar se nga fillimi i javës tjetër pritet që të marrin dhe mbi 10 mijë vaksinat e para të Covid, ku një pjesë të dozave do ja dërgojnë dhe Kosovës për mjekët e spitalit Infektiv.

Vaksina nuk është e detyrueshme dhe s’ka si të ketë pasoja administrative për askënd që nuk do që të vaksinohet, ka njerëz që kanë mendjen e tyre ka çuna Facebook-u që me diplomë false rrinë në kafe dhe i druhen Bill Gates se do ju marrë sekretet e filxhanit ka fallxhore që i besojnë lidhjes me të plotfuqishmin dhe nuk i besojnë vaksinës. Vaksina nuk është thjesht e efektshme te individi por është pjesë e përballimit të komunitetit, pasi duke rritur imunitetin në komunitetet ulim shkallën e shpërndarjes. Ato që janë të imunizuar nuk janë më shpërndarës.

LEXO EDHE: Sot nis vaksinimi, Rama: Dozat i morëm nga një vend i BE, nëse do prisnin COVAX s’e di sa do zgjaste

Kemi vetem 975 vaksina për fillimin e procesit dhe siç kam theksuar do të vijnë 10 750 doza nga Pfizer, presim dhe 2000 doza të tjera nga i njëjti vend mik sot nisim me këtë në ditët në vijim do të shtohet dhe ne do të kemi më shumë vaksina se kapaciteti në ditë dhe menjëherë në fillim të javësh së ardhshme do ti japim Kosovës për spitalin Infektiv”, është shprehur Rama.

Ndër të tjera ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se janë rreth 1 mijë punonjës të bluzave të bardha që do të vaksinohen, procesi nis nga dy spitalet e para Covid.

“Sa i përket personelit mjekësore janë mjekët dhe infermierët e katër spitaleve Covid, sot do të nisë me stafin e dy spitaleve të para më pas do e shtrijmë dhe në spitalet e tjera. Sipas listës së deri tanishme janë rreth 1 mijë punonjës të shëndetësisë që do të vaksinohen”, ka thënë Manastirliu. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!