Policia zbardh vjedhjet, 4 në pranga dhe 1 tjetër në kërkim

schedule11:14 - 2 Gusht, 2018

schedule 11:14 - 2 Gusht, 2018

4 persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, përgjegjës për 15 vjedhje  biznesesh e banesash në Tiranë.

Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga kanë rënë Artur Marku, 21 vjeç, banues në Fushë Mëzezë, Tiranë i dënuar më parë për vjedhje e plagosje me dashje, si dhe Ogert Skordha, 27 vjeç, Amarildo Jashari, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë e të dënuar më parë për vjedhje.

U shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre një 30 vjeçar nga Durrësi, i dënuar më herët po për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë, pesë personat në bashkëpunim me njër-tjetrin, kanë vjedhur magazinat e një biznesi në autostradës “Tiranë-Durrës”,  e gjatë qershorit të këtij viti kanë kryer edhe katër vjedhje të tjera.

Policia ka arrestuar në flagrancë Edison Allën, 24 vjeç që po tentonte vjedhjen e një banese në Tiranë. Alla është autor i 11 vjedhjeve të tjera në kryeqytet, kryesisht banesa e dyqane./abcnews.al