Universiteti i Korçës i ka dhënë titullin “Honoris Causa”, mitropolitit të Korçës, Johan Pelushi, në një ceremoni pjesë e së cilës kanë qenë autoritetet vendore, akademike dhe fetare .
Në 20-vjetorin e fronëzimit të tij, si mitropolit i Korçës, Senati akademik i universitetit “Fan Noli” i akordoi titullin e lartë akademik, për kontributin e tij të çmuar në fushën teologjike, filozofike, sociale dhe humanitare.
Referuesit, vlerësuan rolin e imzot Johanit,në krye të Mitropolisë së Korcës, si faktor që ka ndikuar në forcimin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare. Kreu i Mitropolisë së Shenjtë, është nderuar më heret edhe me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë dhe Qarkut të Korçës./abcnews.al