Sondazh

Dështimi i protestës:

  • Sali Berisha e shkatërroi atë. 45%
  • Protesta dështoi sepse nuk kishte përmbajtje. 32%
  • Trazirat disa mujore u sajuan nga “duar të huaja”. 23%
Loading ... Loading ...
 

Akuzohet në Austri për vrasje të mbetur në tentativë/ Arrestohet 57-vjeçari në Korçë

schedule09:40 - 16 Nëntor, 2026

schedule 09:40 - 16 Nëntor, 2026

Një 57-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me inicialet T. P. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Goricës, në momentin që po hynte në territorin e Shqipërisë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Vjena, pasi Gjykata Rajonale e Vjenës, me vendim të datës 4 gusht 2025, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.



Pas kapjes, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet austriake, po vijon procedurat për ekstradimin e 57-vjeçarit në Austri, ku do të përballet me drejtësinë për akuzën që rëndon ndaj tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!