Vllaznia vazhdon momentin fantastik, sot mposhti 1-0 Partizanin në “Loro Boriçi” dhe vazhdon të kryesojë kampionatin shqiptar të futbollit. Entuziazëm i madh në qytetit verior, teksa Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë foli për Supersport pas fitores së sotme.
“Si gjithë qytetarët e Shkodrës dhe tifozët, janë të lumtur. I përshëndes të gjithë tifozët e Vllaznisë kudo që ndodhen. Kemi arritur një sinergji në partneritetin me donatorin Xhaferi, ekipi po bën mirë, jam i kënaqur për ecurinë dhe ndjej emocione.
Zoti e solli në vitin 2020, unë kam qenë gjithmonë e hapur. Ndodhi këtë vit partneriteti dhe jam e kënaqur. Hap i mirë drejt shitjes së klubit. Titulli? Unë jam tifoze, si tifoze shprehem pozitivisht, do të lumturohesha shumë nëse pritshmëria plotësohet. E mbështes skuadrën, por edhe si kryetare Bashkie do vazhdoj ta mbështes Vllazninë, do e mbështes me financa futbollin por edhe sportet e tjera.
Privatizimi? Nuk është peng i Bashkisë klubi, kuadri ligjor sapo është miratuar, në dijeni jam që Prefekti i Shkodrës e ka miratuar sipas dijenisë time, po presim shkresat zyrtare. Brenda këtij viti të fillojmë procesin e ankandit. Besoj se gjithçka mund të mbyllet brenda muajit janar. E sigurt që Vllaznia do të jetë e shitur brenda 6-mujorit të parë“, deklaron Ademi. /abcnews.al

