Një makinë u përfshi nga flakët në orën 2 të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ajo ishte e parkuar poshtë një pallati dhe ngjarja shkaktoi panik tek banorët, të cilët dolën jashtë.
Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes çka realizuan shuarjen e menjëhershme të zjarrit. Sipas informacionit të policisë, makina pronë e një 42-vjeçareje Valentina Kuri parukiere në Durrës, është dëmtuar plotësisht, por nuk pati asnjë person të lënduar.
Ndërkohë po hetohet për shkakun e ngjarjes, nëse është një zjarr i qëllimshëm apo zjarr i shkaktuar nga një defekt./abcnews.al