Prokuroria e Posacme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po merr trajnim departamenti amerikan i drejtësisë, i speficikuar në gjetjen përdorimin e provave dixhitale në hetime kundër organizatave kriminale dhe korrupsionit. Këtë të mërkurë ambasadori amerikan Erik Wendt ka publikuar të plotë mesazhin drejtuar prokurorisë së posaçme dhe byroës kombëtare të hetimit.
“Shumë krime të rënda lënë gjurmë dixhitale. Kjo përfshin rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit me të cilat merreni ju në SPAK. Këto çështje janë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
Kompanitë amerikane duan të investojnë në Shqipëri, në sektorët e energjisë, infrastrukturës, turizmit dhe teknologjisë. Por kjo ndodh, thekson ai, kur ata kanë besim se çdo kontratë do të respektohet, thekson Wend.
“Paratë e krimit nuk ndalen në kufij. Ato lëvizin përmes bankave, platformave të shkëmbimit të kriptomonedhave dhe kompanive guaskë, duke arritur shpesh deri në sistemin financiar amerikan”, u shpreh Wendt.
SHBA do të ndihmojnë strukturat hetimore në Shqipëri për të gjetur dhe përdorur provat dixhitale por dhe mënyrën si duhet të kërkohen.
“Një pjesë e provave që ju nevojiten ndodhen në serverë në Shtetet e Bashkuara: email-e, llogari në rrjete sociale dhe të dhëna të ruajtura në “re” (cloud) nga kompani amerikane. Mund t’i merrni ato prova. Por duhet të dini rregullat: çfarë të ruani, çfarë të kërkoni, si të kërkoni dhe si të veproni shpejt” theksoi ambasadori Wendt.
Ai në vijim thekson që në cdo rast duhet të veprohet shpejtë.
“Të dhënat mund të zhduken brenda disa ditësh. Një kërkesë për ruajtje e dërguar sot mund të shpëtojë një çështje që përndryshe do të dështonte vitin tjetër”, shtoi ai.
Dhe roli i cdo strukture është e ndarë, thotë ambasadori amerikan, duke sqaruar cdo hap.
“Hetuesve: Ju jeni hallka e parë në zinxhir. Mënyra se si i identifikoni, ruani dhe sekuestroni provat dixhitale përcakton nëse ato mbijetojnë në gjykatë. Prokurorëve: Ju i ktheni të dhënat në një histori që një gjykatë mund ta ndjekë. Ju lidhni një adresë IP, një portofol kripto dhe një mesazh elektronik me një person real” tha Wendt
Ndërsa gjyqtarët duhet të testojnë ato prova, për të arritur në konkluzion. Këtu ai e vendos theksin tek pavarësia e gjqytarëve në vendimmarrjet e tyre, të pandikuar nga faktorë të ndryshëm.
“Ne e respektojmë plotësisht pavarësinë tuaj. Asgjë në këtë program nuk ju kërkon të shihni ndonjë çështje në një mënyrë ose në një tjetër. Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’ju ndihmojmë të testoni provat dixhitale në mënyrë rigoroze, të gjykoni besueshmërinë e tyre dhe t’i peshoni ato me besim”, përfundoi ai./abcnews.al



