Debati për mosfinancimin e klubeve sportive në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka shkuar deri në përplasje fizike mes drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani, dhe anëtarit të këshillit komunal të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Berisha.
Përplasja verbale nisi gjatë diskutimit, kur drejtori Asllani iu drejtua përfaqësuesit të PDK Shkëlqim Ibrahimi, me fjalët “ju nuk keni fytyrë”.
Pas kësaj, Artan Berisha reagoi duke e pyetur “kush nuk ka fytyrë”, ndërsa Asllani iu drejtua atij me fjalët “hajde jashtë”.
Më pas, përfaqësuesi i PDK-së doli nga salla, ndërsa në korridorin e Kuvendit Komunal pati përplasje fizike mes tij dhe shoferit të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, Mon Neziri.
Si pasojë e tensioneve, seanca e Kuvendit Komunal, është ndërprerë për të vazhduar pas një ore. / abcnews.al /



