Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan, Ministri Hoxha takon Papa Leonin XIV

schedule16:45 - 25 Nëntor, 2026

schedule 16:45 - 25 Nëntor, 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë, në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit.

Gjatë qëndrimit në Vatikan, Ministri Hoxha u takua me Papa Leoni XIV, duke i shprehur mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“Shqipëria dhe Selia e Shenjtë ndajnë një lidhje të veçantë, të rrënjosur në histori dhe të ushqyer nga vlera të përbashkëta: dinjiteti njerëzor, dialogu, bashkëjetesa dhe paqja”, u shpreh Ministri Hoxha.



Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë që marrin në kontekstin e sotëm ndërkombëtar mesazhet e Papa Leonit për paqen, solidaritetin, zhvillimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!