Vllaznia në festë, Skënderbeu ngrin në fund me Laçin. Shkodranët mposhtën Bylisin në “Loro Boriçi” me rezultatin 1-0 kundër Bylisit dhe rikthehen në vendin e parë, duke parakaluar Partizanin.
Skuadra kuqeblu e kërkoi me ngulm golin dhe në pjesën e parë portieri Qirko ishte shpëtimtar në një rast të Dungës, kurse në një moment tjetër traversa e shpëtoi. Fatet e ndeshjes u vendosën në minutën e 51-të në fillim të pjesës së dytë, kur Imami me kokë ndëshkoi ballshiotët dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi.
Në Korçë u zhvillua një ndeshje dramatike, me raste nga të dyja krahët dhe që u mbyll me shifrat 1-1. Marku për Laçin ishte i rrezikshëm në fillim, kurse për vendasit Mensah dhe Mara. Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, nga ky i fundit, që realizoi një gol shumë të bukur. Armah mund të shënonte edhe të dytin në shtesë, por nuk ia doli. Harmon në fund u ndëshkoi korçarët, ndërsa Deliu kishte mundësinë të shënonte edhe golin e përmbysjes. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E shtunë, më 5 dhjetor, ora 13:45
Vllaznia-Bylisi 1-0
Shënues: Imami 51′
Skënderbeu-Laçi 1-1
Shënues: Mara 72′ / Harmon 92′
72′ Uerdi Mara befason skuadrën e Laçit me një gol mjaft të bukur nga distanca. Portieri Sherri nuk pati asnjë shans ta devijonte
https://streamable.com/6qjtm0
51′ goditje këndi për Vllazninë, krosi në zonë devijohet me kokë nga Eni Imami, i cili e dërgon topin në rrjetë dhe Vllaznia shpërthen në festë.
Po luhen pjesët e dyta…
25′ Vllaznia iu afrua golit me Herald Markun, i cili nga një distancë e largët goditi fort topin që u ndal nga trau