Pse Britania miratoi vaksinën anti Covid para SHBA-së?

schedule09:37 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 09:37 - 5 Dhjetor, 2020

Britania është vendi i parë perëndimor që autorizoi një  vaksinë kundër Covid-19 , duke shënuar një moment kyç në luftën globale kundër koronavirusit.

Vaksina Pfizer / Biontech ka marrë autorizimin emergjent nga rregullatorët britanike, dhe vaksinimi masiv i popullsisë pritet të fillojë të martën.

Vaksina mori autorizimin emergjent në Mbretërinë e Bashkuar nga rregullatori i saj i pavarur, Agjencia e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA), e cila ka luajtur një rol thelbësor në proces.

MHRA nisi një rishikim të të dhënave Pfizer dhe BioNTech nga tetori. Kjo i lejoi rregullatorët të shqyrtojnë të dhënat në detaje para se të dorëzohej një kërkesë përfundimtare për autorizim.

Sipas MHRA, një “rishikim i dytë përsëritës” shërben për të përfunduar vlerësimin e një ilaçi ose vaksine premtuese gjatë një emergjence të shëndetit publik në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Kjo qasje ndihmoi në përshpejtimin e procesit të autorizimit dhe një rishikim zyrtar i të gjithë informacionit të nevojshëm filloi në Britani në 23 nëntor.

“Unë mendoj se avantazhi është se MHRA ka ndërmarrë një rishikim  të dytë vlerësues që do të thotë që ndërsa Pfizer grumbulloi të dhëna se si ata prodhuan vaksinën … MHRA hodhi hapa më të sigurtë, tha për CNN David Salisbury, bashkëpunëtor në Shëndetin Global të Chatham House. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!