Flor Riza, pjesë e përhershme e emisionit “Pressing” në ABC, flet rreth derbit Tirana-Partizani, duke e nisur me mungesën e tifozëve, ka edhe një mesazh për dy klubet në lidhje me menaxhimin e situatës pas kësaj ndeshje dhe flet rreth trajnerëve Ilir Daja dhe Nevil Dede.
“Publiku e plotëson ndeshjen, që të bëhet spektakolare. Mbetet e paplotësuar dhe e kompletuar kjo ndeshje pa praninë e tifozëve. I japin emocion dhe gjallëri edhe qytetit, me vendgrumbullimet dhe marshimet e tyre. Çdo qytet në Shqipëri ka nevojë për një atmosferë të tillë.
Është ndeshje derbi, që ndahet 50 me 50 në shanset e ekipeve. Kjo nuk do të thotë që njëri ekip është më në formë apo nuk ka avantazhet e veta. Kujdesi i madh që duhet të luajnë ekipet.
E rëndësishme është të mos dalësh i dëmtuar plotësisht nga derbi i parë. Duhet të jesh në gjendje të menaxhosh vazhdimësinë, edhe euforia e fitores është e rrezikshme. Sigurisht që edhe humbja duhet të jetë e menaxhueshme.
Trajnerët e humbasin ndeshjen dhe janë përgjegjësit kryesorë. Partizani e ka më të thjeshtë, i ka fituar disa ndeshje, e ka marrë revanshin ndaj rezultatit. Daja e ka krijuar fizionominë e fitores, do e ketë më të thjeshtë drejtimin e ndeshjes.
Dede? Situatë më e vështirë, ka problematikë për rezultatin dhe është i sapoardhur. Besoj se te Dede është e vështirë, ka presion dhe është e kërkueshme fitorja e ndeshjes. Do e udhëheqë ai ekipin”, deklaron Riza. /abcnews.al