Derbi i kryeqytetit rikthehet të premten. I pari i këtij sezoni, pa tifozë, në stadiumin “Air Albania” prej orës 18:00. Tirana e Partizani do të zbresin në fushën e blertë dhe do të kërkojnë tre pikët, ndërkohë që beteja ka nisur në rrjetet sociale.
Në kampin bardheblu në këtë aspekt punojnë goxha dhe para pak çastesh kanë publikuar edhe videon e zakonshme në prag të ndeshjes.
Emocione për tifozët, jo vetëm nga pamjet, por edhe nga teksti i përzgjedhur. “Çdo rrugë na sjell te ti”, thuhet mes të tjerash, por fatkeqësisht këtë herë tifozët duhet ta ndjekin ndeshjen në TV. /abcnews.al