Tahiri: Tirana s’duhet të kthehet te Nuriu e Halili, ka ndryshim të madh në cilësi

schedule00:36 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 00:36 - 1 Dhjetor, 2020

Tirana e Nevil Dedes sërish nuk arriti të fitojë dhe barazoi me shifrat 1-1 ndaj Kastriotit. Opinionisti i njohur, Ermal Tahiri foli në lidhje me gjendjen e kryeqytetasve në këtë ndeshje në emisionin Pressing në ABC.

“Tirana nuk është mirë në lojë sepse brenda ka shumë lojtarë të rinj që në tre ndeshjet e fundit, por edhe me Egbo nuk mund të mbajnë peshën e Tiranën. Tre të huajt e ardhur nuk janë në nivel të lartë, përveç mesfushorit Giyamfi. Pjesa difensive e Tiranës është shumë e dobët. Bëhen shumë gabime.

Mungon krahu i djathtë, janë janë lojtarë të rinj. Kemi lojtarë të rinj si Halili, Nuriu e Danso. Janë lojtarë që nuk e tërheqin dot Tiranën dhe duhet të ndryshojë. Nuk mundet që Tirana të kthehet te Halili e Nuriu. Janë lojtarë për të luajtur më pas. Mungon Çelhaka, por në qendër të mesfushës nuk ka probleme dhe Giyamfi e ka zëvendësuar mirë.

Ka rënë shumë psikologjia te lojtarët dhe duhet të shihet situata. Është derbi dhe ka tjetër specifikë. Vjet fitoi dhe rezultoi të ishte pika e kthesës, mund ta ketë lënë për ta bërë edhe për këtë sezon. Tirana nuk tërheq më, nuk e mban dot ekipin kundërshtar mbrapa, nuk e qarkullon dot topin në zonën e kundërshtarit. Më parë e bënin këtë dhe dilnin më pak problemet në mbrojtje”, u shpreh Tahiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!