Kukësi arriti një fitore të madhe me shifrat 2-4 ndaj Kukësit. Pas ndeshjes për Supersport foli zëvendëstrajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi.
“Erdhëm nga humbje dhe jemi ngritur. Kemi thënë se kemi grup të mirë, megjithëse nuk kemi shumë alternativa. Sot kanë ndjerë shqetësimi Taipi, Ibraimi dhe Limaj dhe shpresoj që nesër të jenë mirë. Erdhëm me ide të qarta i pamë në video analizë dhe doli mirë.
I pata thënë skuadrës që nuk duhet të biem nëse pësojmë gol. Kemi bërë shumë kilometra dhe me trajnerin Gega emi folur çdo skondë. Skuadra na dëgjojnë dhe kemi krijuar disiplinë taktikë. Po fitojmë lojtarë të rinj si Dragoshi e Tafa. Kemi fituar një ndeshje të madhe, megjithëse kishte edhe pjesë negative në të, por do i shohim gjërat.
Gega është trajneri i parë dhe kemi diskutuar edhe në pjesën e dytë për ndeshjen dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe kuptohemi mirë. Harmonia në skuadër është e mirë dhe kjo ëhstë shumë pozitive. Pashë foton e profesorit duke parë ndeshjen.
E dinim rreshtimin e kundërshtarit dhe kishim marrë masa për Imerin, që godet mirë nga distanca. Eze e ndaloi mirë Adilin. Nuk luajti Da Silva, lojtar i rëndësishëm për Vllaznisë, kishim menduar edhe për të, por nuk luajti. Kemi shumë punë sepse kemi patur largime dhe afrime.
Unë jam konsultuar me të tre portierët dhe janë luks për skuadrën tonë. Çdo portier i yni mund të luajë në formacion, por askush nuk do i shpëtojë pankinës. Xhika nuk ka dalë në pankinë për lojë të keqe, por ne kemi tre super portierë dhe Xhika është profesionist e e di mirë këtë”, u shpreh Hallaçi. /abcnews.al