Entuziazmi është tepër i nevojshëm në futboll, ndërsa euforia kthehet e dëmshme në shumicën e rasteve. Ish-sulmuesi shkodran, Auron Miloti deklaron në emisionin Pressing në ABC se nuk ekziston një gjë e tillë te Vllaznia.
Kuqeblutë ndodhen në vend të parë të Superiores, sfida e radhës është me Kukësin, por titulli nuk është objektivi i drejtuesve apo trajnerit Brdaric. “E shohim të dielën kush është Kukësi e kush është Vllaznia.
Eufori nuk ka te Vllaznia. Janë me këmbë në tokë, të gjithë, kjo është meritë e trajnerit. Pretendimi nuk është vendi i parë, kam biseduar me trajnerin dhe sponsorit.
Ata mendojnë t’i marrin ndeshje për ndeshje. Ne e kemi pasur te Tirana mentalitetin fitues. Përveç fushave, lojtarët japin 100% në stërvitje”, deklaron Miloti. /abcnews.al