Auron Miloti, ish-sulmuesi i Vllaznisë, Tiranës dhe kombëtares shqiptare (dy ndeshje me kuqezinjtë), i cili ka provuar të luajë edhe në Gjermani e Austri, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC.
46-vjeçari flet rreth gjendjes së mirë të Vllaznisë, duke vlerësuar shumë trajnerin Thomas Brdaric. “Të dielën do ta shohim se kush është Vllaznia dhe kush është Kukësi.
Harmonia mes Bashkisë dhe sponsorit Xhaferi po pasqyrohet tek ekipi. Komplimente trajnerit, Vllaznia luan deri në momentin e fundit. Ka një mentalitet tjetër, një mentalitet fitues.
Kundër Teutës krijoi shans në minutën e fundit Vllaznia. Mentalitetin fitues e ka futur trajneri, kjo është arma kryesore e Vllaznisë“, deklaron Miloti. /abcnews.al