Tirana dhe Vllaznia po përballen sot në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore. Gjatë ndeshjes është regjistruar një moment shumë i vështirë për mesfushorin Isaac Gyamfi.
Talenti ganez ka rënë keq në një dyluftim në mesfushë dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve dhe transporti me ambulancë në spitalin e Shkodrës. Gjendja e mesfushorit u duk e rëndë në pamje të parë.
Ajo që ra në sy ishte edhe mungesa e fiksueses së qafës, të cilën u munduan ta zëvendësojnë mjekët me duart e tyre. Në vend të Gyamfi u aktivizua Jurgen Vrapi. Në një moment të dytë pritet të kemi informacione për shëndetin e mesfushorit ganez. /abcnews.al