Autoritetet ruse kanë reaguar në lidhje me vonesën e nxjerrjes së rezultatit për kandidatin fitues në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në reagimin e saj Rusia thekson se një vonesë e tillë zbulon dobësitë e sistemit të votimit në Amerikë.
Duke e konsideruar ligjin elektoral amerikan si arkaik, zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova, thotë se Kremlini do të bashkëpunojë me këdo që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se rezultati e përafërt mes kandidatëve për President ka nxjerrë në pah dobësitë e dukshme të sistemit zgjedhor amerikan.
“Pjesërisht mund të shpjegohet nga natyra arkaike e ligjit amerikan zgjedhor dhe pasiguria e disa momenteve kryesore në të, siç i kemi thënë shumë herë tashmë. Shpresojmë që rrugët ligjore të SHBA-ve të lejojnë identifikimin e kreut të ardhshëm të shtetit në përputhje me Kushtetutën amerikane dhe më e rëndësishmja, të shmangen trazirat masive në vend”, është shprehur ajo.e.su./abcnews.al