“I ngjan një zezaku që shet ujë”, gazetari tërbon Barcelonën

schedule15:12 - 22 Tetor, 2020

schedule 15:12 - 22 Tetor, 2020

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, është ‘viktima’ e fundit nga racizmi në futboll. Ishte gazetari Salvador Sostres, ai që bëri një koment që kishte të bënte me ngjyrën e trupit të djaloshit dhe tashmë klubi spanjoll ka vendosur që ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore.

Pas ndeshjes së Championsit me Ferensvarosin, gazetari i gazetës “ABC”, bëri një krahasim të Fati me një gazele dhe të një shitësi zezak në rrugë. “Ansu po kthehet në një sulmues kryesor. Kur ai po vraponte i ngjante shumë një gazele apo të një shitësi zezak rrugës që shet ujë në një nga parqet e Barcelonës dhe vrapon kur i vjen policia”, ishin fjalët e Salvador.

Më pas ai kërkoi publikisht falje, por tashmë për të nuk ka më kthim mbrapa. Rreth kësaj situate të krijuar, reagoi edhe Griezmann, i cili i del në mbrojtje spanjollit. “Ansu është një djal i shkëlqyer, i cili meriton respekt si qenie njerëzore fillimisht. Kundër racizmit dhe sjelljes brutale”, shkruan francezi në “Twitter”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!