Egnatia dhe Burreli kanë zhvilluar ditën e sotme një miqësore në Kamzë, që ka përfunduar pa fitues. Sfida u mbyll me rezultatin 2-2 dhe matjanët kaluan dy herë në epërsi, por skuadra e Maganit u kundërpërgjigj.
Jasmin Raboshta, sulmuesi shkodran i afruar këtë verë nga Burreli, shënoi që pas 20 minutash lojë dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të ekipi të Samuel Nikajt.
Pjesa e dytë nisi mirë për Egnatian, që e vendosi baraspeshën me anë të brazilianit Marcos. Dhjetë minuta nga fundi Burreli shënoi sërish, këtë herë me Punavijën. Epërsia e matjanëve zgjati vetëm katër minuta, pasi Jackson për rrogozhinasit barazoi shifrat. /abcnees.al
Miqësore | EGNATIA 2-2 BURRELI
Shënues: Marcos 53’ , Jackson 84’ / Raboshta 20’, Punavija 80’