Çfarë tregojnë dokumentet e vjetra të Vatikanit për kufijtë historikë të trojeve shqiptare? Studiuesja Nusha Zhuba sjell në “ABC e Mëngjesit” të dhëna interesante nga kërkimet në Arkivin Sekret të Vatikanit, duke hedhur dritë mbi organizimin kishtar të këtyre territoreve në Mesjetën e hershme. Të dhënat që solli studiuesja nëpërmjet Dioqezave përcaktojnë kufinjtë e Epirit.
Sipas dokumenteve që ajo prezantoi, në burimet e fillimshekullit X dhe të shekullit XI, disa dioqeza që sot ndodhen brenda e jashtë territorit të Shqipërisë kufinjtë e Epirit. Këto të dhëna ngrenë pikëpyetje mbi shtrirjen gjeografike që u atribuohej këtyre rajoneve në atë periudhë.
A kanë qenë kufijtë natyrorë të Epirit më të gjerë nga sa mendohet zakonisht? Dhe çfarë mund të na tregojnë dioqezat e përmendura në dokumentet kishtare për historinë e territoreve shqiptare?
Gjetjet e para hapin një dritare të re kërkimi mbi hartën kishtare dhe gjeografike të Mesjetës, duke rikthyer vëmendjen te dokumente të vjetra që mund të ndihmojnë në kuptimin e historisë së rajonit. Një histori që nuk lexohet vetëm përmes kufijve të sotëm, por edhe përmes arkivave, emërtimeve të lashta dhe dëshmive që kanë mbijetuar ndër shekuj.


