Objektivi kryesor dhe I vetëm është vendi I parë në grup.
Po ashtu, forcimi I skuadrës për Europianin e ardhshëm, por gjithsesi çdo ekip jeton edhe për rekordet dhe Shqipëria e ka vendosur një të tillë dhe synon një tjetër.
Kombëtarja ka marrë më shumë pikë se çdo herë tjetër pas 4 ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve, në të cilën luajmë për herë të pestë.
Për momentin, të besuarit e trajnerit Rolando Maran kanë 9 pikë në katër sfida, me tri fitore dhe me humbjen e pafat me shifrat 2-1 në Finlandë.
Kjo do të thotë se janë lënë pas rezultatet e Ligës së Kombeve 2024-2025, kur u fituan 6 pikë në 4 ndeshje, si dhe ato të edicionit 2020-2021, kur ekipi I trajnerit Reja arriti në 5 pikë.
Skuadra përfaqësuese do të luajë edhe dy përballje të tjera muajin e ardhshëm, duke pritur Finlandën e duke udhëtuar për në Bjellorusi, dhe kështu mund të thyejë edhe rekordin total të pikëve në një konkurrim të tillë.
Ky rekord është 11 pikë, arritur në 2020.
Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë se në 2024-2025, Shqipëria ishte në nivelin B të Ligës së Kombeve, duke arritur 7 pikë, ndërsa këtë herë, ashtu si në 2020, luan në një nivel më poshtë, në C, pra është më e lehtë për rezultate pozitive.


