Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshime se do kryenin një vrasje/ Lezhë, vihen në pranga tre persona

schedule12:28 - 9 Tetor, 2026

schedule 12:28 - 9 Tetor, 2026

Një vrasje e dyshuar si e planifikuar është parandaluar nga Policia në Lezhë, ndersa ka vene ne prangs tre persona gjatë operacionit të koduar Detajet. Mes të arrestuarve janë Kristian Ymeri alias Shkambi dhe Vinçesk Piroli, persona me precedentë të theksuar penalë brenda dhe jashtë vendit, ndërsa dyshohet se mund të kene lidhje edhe me vrasjen e ndodhur në Sarandë.

Sipas Policisë, Ymeri dhe Piroli lëviznin të armatosur dhe me skafandra në rrugën e vjetër Pllanë-Lezhë, me një motomjet që rezultoi i vjedhur në Suedi. Ata dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje por nuk dihet ende se kush mund te kete qene shenjestra. Elden Tarja dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin nga zona me automjet pas kryerjes së krimit.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga policia për lëvizjet e dyshimta të personave. Shërbimet policore u vunë në ndjekje të tyre, ndërsa dy të dyshuarit braktisën motomjetin dhe u larguan me një automjet tjetër, ku ndodhej edhe bashkëpunëtori i tyre.



Ndjekja përfundoi në aksin rrugor Gjadër Barbullush, ku policia bëri të mundur ndalimin e automjetit tip Volkswagen dhe arrestimin e tre personave.

Gjatë kontrolleve, uniformat blu sekuestruan tri pistoleta me krehra e fishekë, municion luftarak, si dhe automjetin dhe motomjetin e përdorur nga të dyshuarit. Ata nuk kane dhene asnje detaj per levizjet e tyre ne kete zone, duke mbyllur gojen para hetuesve.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tyre të dyshuar kriminal, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!