Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kthehet Elbasani, “bien” kampionët/ Verdheblutë dalin nga kriza me suksesin 2-1 ndaj Egnatias

schedule12:50 - 14 Shtator, 2026

schedule 12:50 - 14 Shtator, 2026

Shprehja që e njohim të gjithë është e tillë: Dhe vjen një ditë!

Pra, një seri pozitive do të vijë koha që do të ndërpritet, ashtu si edhe një ekip në krizë në një moment do të thotë “mjaft”.

Kështu ndodhi në Elbasani-Egnatia, në sfidën e javës së katërt të Kategorisë Superiore, që vendasit e fituan 2-1.

Përtej 3 golave të saktë e të rregullt, duhet thënë se sfida në “Elbasan Arena” pati polemika të shuma, dhe në momente të caktuara edhe nerva e kartona.

Kampionët e vendit kërkuan jo pak, por 3 penallti, dhe gjyqtari Grimci mund ta jepte ndonjërën.

Elbasanasit nga ana e tyre kërkuan dy, dhe edhe ata patën arsye.

Gjithsesi, asnjë vendim kapital nuk u dha.

Nika ishte heroi I ekipit të trajnerit Gvozdenoviç, stoli I të cilit thuhej se ishte lëkundur pas nisjes së dobët të kampionatit, me asnjë fitore dhe dy humbje.

Në të kundërt, Nevil Dede, provoi shijen e rrallë të humbjes në stolin e Egnatias, e duhet të jetë edhe I shqetësuar sepse kjo ndodhi kur ende nuk ka nisur faza e grupit e Ligës së Konferencës.

Imagjinoni si mund të jetë me dy ndeshje në javë.

Rrogozhinasit, për të cilët shënoi Montenegro, zbritën në vend të dytë në renditjen e Superligës me 9 pikë, po aq sa Dinamo, ndërsa në krye mbeti Teuta e ish-trajnerit kampion, Edlir Tetova, me 10.

Elbasani u ngjit në 5 pikë e ndoshta mund të shkojë edhe më lart.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!