Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egnatia kthehet te fitorja/ Kampionët në fuqi mundën me vështirësi 2-1 Partizanin

schedule10:49 - 21 Shtator, 2026

schedule 10:49 - 21 Shtator, 2026

E kupton nga mënyra sesi luan se çfarë do të thotë kjo skuadër. Egnatia e tregoi edhe një herë se është ndër më të mirat në Shqipëri, e se nuk është aspak e ngopur me 3 titujt e fituar radhazi.

Kampionët në fuqi mundën 2-1 Partizanin në Arenën e tyre, duke e merituar me lojë, edhe pse suksesi ishte me shifra të ngushta. Pas 5 javësh, sërish janë vetëm një pikë prapa kreut që mbahet nga Teuta, ekipi që drejtohet nga ish-trajneri i rrogozhinasve, durrsaku Edlir Tetova.

Në “Arenën e Rrogozhinës”, vendasit e trajnerit Ilir Daja dhanë tonin duke qenë vazhdimisht pranë fitores, e të rrezikshëm. Albaneze, Lukili e sërish Albaneze krijuan raste, ndonëse nuk shënuan dot.

Më pas, u godit shtylla, ndërsa goli u kërkua me këmbëngulje me Kryeziun apo Hoxhën. Avantazhi u gjet vetëm pas një ore lojë, kur shënoi Lukili, me gjuajtje nga larg, diçka që Egnatia e bëri disa herë.

Edhe pse iu anuluan dy gola, njëri për ndërhyrje të gabuar, e tjetri për pozicion jashtë loje, sërish rrogozhinasit nuk u lodhën duke sulmuar. Rezultati 2-0 u arrit në 71’ kur Albaneze sërish provoi nga larg, duke pasur sukses.

Partizani arriti të reagonte shpejt dhe ta bënte interesante fundin e ndeshjes, pasi Murataj e dërgoi topin në rrjetë në 73’, edhe me një devijim. Pas kësaj të kuqtë morën moral dhe u treguan të rrezikshëm.

Mund të kishin barazuar, si dhe kërkuan penallti. Asgjë nuk ndodhi dhe përfundimi ishin tri pikë për kampionët që kanë tani 12 pikë në renditjen e Superligës, po aq sa Dinamo, dhe vetëm një më pak se Teuta kryesuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!