Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vajzat kuqezi duan Botërorin/ Kombëtarja luan sot në Shkodër duelin e parë për finalet

schedule12:39 - 9 Tetor, 2026

schedule 12:39 - 9 Tetor, 2026

Nuk kanë qenë kurrë kaq lart.

Futbolli shqiptar I femrave, edhe pse I tronditur së fundmi nga tërheqja e presidentit të Vllaznisë, do të synojë pikërisht në Shkodër që të arrijë një kulm tjetër.

Sukseset në grupin eliminator bënë që vajzat kuqezi të kualifikohen për herë të parë në histori në play offin e Kupës së Botës, pra të kenë mundësi të shkojnë në fazën finale vitin e ardhshëm.



Për këtë duhen kaluar dy ture, dhe këtë të premte në orën 18:00 nis sfida e parë, ajo ndaj Uellsit.

Vajzat britanike do të dalin në stadiumin “Loro Boriçi” për duelin fillestar të raundit të parë, dhe trajneri I Shqipërisë, Armir Grima, flet sesi e vlerëson këtë përballje.

Pasi thekson se gjendja e ekipit është e mirë, ai bën një thirrje për tifozët shkodranë, që njihen si njerëz që e duan futbollin.

Ndeshja e dytë kundër Uellsit luhet në Kardif në 13 tetor, dhe në rast kualifikimi vajzat kuqezi do të jenë përballë në raundin e dytë të plej ofit me Rumaninë ose Norvegjinë, për të prerë biletën për në Botëror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!