Në fushën e futbollit e ka treguar veten prej kohësh, dhe vazhdon ta bëjë.
Dani Olmo është një nga mrekullitë e sotme të Spanjës, e jo më kot ka fituar titullin e kampionit të Europës e më pas të botës, veçse ai është shumë më I kompletuar se kaq.
Një njeri që jeton për ndjenjat dhe njerëzit e tij, ai ka vendosur prej vitesh t’i japë dy për qind të rrogës vjetore qytetit kroat të Vukovarit, I cili u shkatërrua në luftimet shumëmujore, pasi ushtria jugosllave e sulmoi në fillim të konfliktit në ish-Jugosllavi.
Këtë e tregoi përfaqësuesi dhe agjenti I tij, Andi Bara, që është kroat, dhe që rregulloi që Olmo të kalonte tek Dinamo e Zagrebit në 2015.
Lojtari ofensiv ishte tepër I ri atëherë, vetëm 17 vjeç, dhe kaloi 5 vite të paharruara në kryeqytetin e Kroacisë, duke fituar tituj kampion e kupa, duke u shpallur edhe lojtari më I mirë dy herë, si dhe duke shkëlqyer në kupat e Europës.
Vetë Olmo nuk ka dashur të flasë publikisht për këtë, por agjenti I tij sqaron se ai I dhuron këto para sepse e ndjen veten në borxh me njerëzit e atjeshëm, dhe sepse sipas tij ata e meritojnë.
Duke qenë që ai merr një rrogë tepër të madhe tek Barcelona, dy për qind nuk janë aq pak, dhe mund të arrijnë në qindra mijë euro në vit.


