Problemi i ndotjes në Shkumbin nuk po gjen zgjidhje. Të gjithë përrenjtë e fshatrave grumbullojnë në mënyrë të vazhdueshme plehra në lumë, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit këtë burim natyror të vendit tonë.
Klasifikohet si lumi më i ndotur në shkallë vendi.
Nga Prrenjasi deri në Rrogozhinë, dhe më tej në grykëderdhje në Adriatik, në Shkumbin hidhen plehra pa kontroll.
Vitin e kaluar u ndalua konsumi i peshkut për shkak të nivelit të lartë mikrobik.
Aksionet kombëtare të pastrimit nuk e zgjidhën dot problemin.
Zanafilla e ndotjes për çdo lum nis nga përrenjte e fshatrave.
“Janë tejet të ndotura dhe të bësh aksion kombëtar për pastrimin e territorit me forma të tilla vullnetare jo se janë të dëmshme, por nuk janë të frytshme”.
I tillë është edhe fshati turistik Shijon në Elbasan. Në mungesë të kontinierëve banorët i kanë hedhur plehrat në përrua. Shumë pranë tij ndodhet edhe Manastiri me famë kombëtare dhe rajonale i Shën Gjon Vladimirit, i cili vizitohet nga shumë turistë.
Sipas këshilltarit të Këshillit Bashkiak në Elbasan, Ismail Çala, puna është kapur prej “bishti’ duke pastruar lumenjtë dhe jo përrenjtë që i ndotin .
“Do ti të kesh lum të pastër dhe ky lum i pastër të mos ndosë detin. Pastroje nga fshatrat, ku jeton gjysma e popullsisë së bashkisë tonë”.
Për të ndërgjegjësuar banorët e zonave ruale Çala sugjeron që të vendosen gjoba, por pasi t’u jenë krijuar kushtet .
“Problemi kryesor është problemi i institucioneve kryesore sepse ne e dimë sivepron në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Ligji të detyron ty mezor ta hedhësh ty në lumë. Nëse e bën unë të dënoj”.
E njëjta situatë është pothuajse në të gjithë fshatrat. /abcnews.al