Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkumbini, në agoni mjedisore/ Ekspertët: Të rehabilitohen brigjet e lumit

schedule15:08 - 21 Prill, 2026

schedule 15:08 - 21 Prill, 2026

Niveli i lartë i ndotjes e ka kthyer Shkumbinin në një lumë që ka  humbur thuajse çdo funksion të tij.

Sipas ekspertëve, ndotësit kryesore janë ujërat industrialë, por edhe  mbetjet urbane të hedhura në mënyrë të pakontrolluar.

Derdhja e inerteve nga bizneset e ndryshme, sidomos në zonën e ish metalurgjikut në Elbasan si edhe djegia e gomave buzë tij, e ka kthyer Shkumbinin në një lumë “të sëmurë”.



Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes ekspertët thonë se në rast se ky ujë konsumohet nga bagëtitë apo përdoret për ujitje të prodhimeve bujqësore rrezikon toksikimin e tyre.

Ndotja e shtratit të lumit Shkumbin prej shumë vitesh ka qenë një problematikë mjedisore në Elbasan e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!