Art House organizon festivalin “Ekrani i artit” për të dytin vit radhazi në Shkodër. Projekti kërkon të promovojë lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë. Në festival prezantohen filma, dokumentarë mbi artin të shoqëruar me imazhe, takime me artistë e kuratorë, produksione dhe shpërndarje të filmave.
Një takim i kinemasë me artin. Festivali “Ekrani i artit” vjen për të dytin vit në Shkodër. “Art House” si organizatore del jashtë ambjenteve të saj.
Kinemaja e qytetit u kthye në një vend ku zhvillohen ngjarjet artistike. Kjo për të besuar në art edhe pse arti në vetvete është trillim, imagjinatë.
Filmat e shfaqur në natën e parë sollën për publikun imazhe interesante dhe trajtojne tema të cilat shihen nga njerëzit e zakonshëm, por nuk ngjallin kureshtje.
Puna në kalatat e porteve me kontenierët, apo edhe filmi mbi fotografin e famshëm Çek Jozef Kudelka, i cili ndërmerr një udhëtim në rripin e Gazës dhe fotografon ndërtimin e murit mes Izraelitëve dhe Palestinezëve.
Festivali “Ekrani i artit” i themeluar në Firence në vitin 2007 do të mbahet edhe ditët në vazhdim në Shkodër, ku do të ketë takime me regjisorë dhe artistë të tjerë pjesëmarrës. /abcnews.al

