Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Autor i disa grabitjeve, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

schedule10:29 - 29 Nëntor, 2026

schedule 10:29 - 29 Nëntor, 2026

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Again”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh të kryera në subjekte të ndryshme tregtare në qytet.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një 23-vjeçar, i cili rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.



I riu është i dyshuar për vjedhjen e shumave të parave, pajisjeve elektronike dhe sendeve të ndryshme me vlerë në gjashtë biznese, të vendosura në lagjet nr. 3, 8, 15, 16, 17 dhe 18 të qytetit.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 23-vjeçari është autor edhe i vjedhjeve të tjera të regjistruara në qytet.

23-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!