Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëbora përfshin verilindjen, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

schedule09:26 - 29 Nëntor, 2026

schedule 09:26 - 29 Nëntor, 2026

Verilindja e vendit është përfshirë nga përkeqësimi i kushteve të motit, të cilat gjatë natës dhe orëve të para të ditës u shoqëruan me reshje dëbore, erë të fortë e rënie të ndjeshme të temperaturave në vlera negative.

Reshjet e dëborës dhe ngricat krijuan probleme në të gjitha rrugët nacionale dhe rurale. Kompanitë sipërmarrëse dhe bashkitë në Kukës, Has e Tropojë po punojnë për normalizimin e situatës.

Rruga e Kombit po trajtohet me kripë dhe është në kushte normale për qarkullimin e mjeteve.



Mjetet borëpastruese përshkojnë segmentet problematike në të gjithë Rrugën e Kombit, nga Rrësheni në Morinë. Si pasojë e erërave të forta, në disa fshatra ka ndërprerje të energjisë elektrike. Grupet e punës të OSHEE-së janë në terren për riparimin e defekteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!