Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festa e Çlirimit, Begaj: Nderojmë kujtimin e trimave që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë

schedule10:38 - 29 Nëntor, 2026

schedule 10:38 - 29 Nëntor, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi shqiptarët për Ditën e Çlirimit, duke përkujtuar të rënët për lirinë e atdheut.

Kreu i Shtetit kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të kombit dhe vendosi një kurorë me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”.

Në mesazhin e përcjellë për këtë ditë të shënuar, Presidenti Begaj theksoi, ndër të tjera, detyrimin e çdo brezi për nderimin e dëshmorëve dhe ruajtjen e amanetit të tyre, lirinë.



“Sot, ne nderojmë kujtimin e trimave që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë; bij dhe bija të këtij vendi, që në një nga periudhat më të vështira të historisë sonë, zgjodhën të vendosnin lirinë e atdheut mbi jetën e tyre. Sakrifica e tyre përbën një nga amanetet më të shenjta të historisë. Ata janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare. Ne kemi detyrimin të nderojmë përjetësisht kujtimin e tyre, të mbajmë gjallë veprën e tyre, lirinë, dhe t’ua përcjellim këtë amanet brezave që vijnë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”  shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e tij për ditën e çlirimit të Shqipërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!