Sherr me thika në Durrës, plagoset rëndë një 20-vjeçar

schedule15:48 - 23 Maj, 2018

schedule 15:48 - 23 Maj, 2018

Një 20-vjeçar u godit me thikë nga tre persona pas një konflikti.  Ngjarja ndodhi në lagjen 18 në Durrës, afër një lavazhi.

Sipas policisë, i plagosuri është Elvis Metaj, banor i qytetit të Durrësit, kurse autorët janë identifikuar nga policia.

Uniformat blu janë vënë në kërkim të një 46-vjeçari dhe dy të rinjve, të cilët dyshohet se plagosën me thikë 20-vjeçarin Metaj.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ende nuk ka zbardhur motivin e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!