Rama u kërkon ndjesë kuksianëve: Nuk nis pagesa pa gjetur zgjidhje

schedule11:15 - 5 Prill, 2018

schedule 11:15 - 5 Prill, 2018

Kryeministri Rama deklaroi se pagesa e tarifës në Rrugën e Kombit nuk do të nisë pa gjetur zgjidhjen më të mirë për banorët e Kukësit. Duke folur sot në Parlament, kreu i ekzekutivit u ka kërkuar ndjesë kuksianëve për mungesën e informimit.Rama tha se qeveria nuk ka qenë aspak e përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologjike për njerëzit e painformuar dhe të vendosur në shenjestrën e opozitës.

Në sallën gjysmë bosh, me 10 pika në rendin e ditës dhe vetëm kolegët e partisë përballë, Kryeministri Rama mori fjalën i pari pas raportimit të pazakontë të komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave personale për vitin 2017. Teksa deputetët e PD ndodheshin të shpërndarë në 4 pikat e bllokimit të trafikut si shkak i mosbindjes civile të paralajmëruar nga qytetarët, kryeministrit Rama nga foltorja e parlamentit artikuloi ndjesën publike.

“Nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e shpjegimit të kësaj çështje para se vendosej sistemi i pagesës.
Pa dashur të justifikohem, u kam kërkuar ndjesë banorëve të zonës dhe do t’ua kërkoj deri në fund sa herë do flas për këtë temë. Duke qenë eksperiencë e parë nuk kemi qenë plotësihst të përgatitur.

Fitorja e parë e popullit të Kukësit duket e qartë, 6 muaj për identifikimin e përdoruesve të shpeshtë përmes tarifimit të plotë nuk do të ketë.

“Në praktikën ndërkombëtare kërkohen 6 muaj pas vendosjes së sistemit të pagesave për të parashikuar shifrat dhe fluksin. Në fund të muajit Shkurt unë jam ulur me ministrin e financave për të adresuar këtë aspekt sepse asnjëherë nuk është vënë në diskutim nevoja për të sqaruar banorët.
Sidoqoftë ne jemi duke vazhduar intensivisht punën për zgjidhjen e kësaj situate dhe për krijimin e mundësisë optimale që të sqarohen banorët e Kukësit si edhe të zgjidhet çështja e taksës së Rrugës së Kombit. Vendimi ynë është i qartë. Ne nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë. Do ta lehtësojme barrën e tyre në mënyrë të ndjeshme, në këtë proces”

I ndodhur vetëm përballë duartrokitjeve të grupit të tij parlamentar, Kryeministri bëri premtimin e guximshëm.

“Ne do bëjmë atë që duhet për këdo, patjetër me PPP do t’i nxjerrë paratë privati dhe do paguajë shteti, kuksianët do eknë edhe rrugën edhe aeroportin, rruga e para i dyti aeroport, të dyja brenda këtij viti”.

Në nisje të seancës kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se kërkesa e lajmëruar mediatikisht nëj ditë më parë, se ishte firmosur nga krerët e partive opozitare dhe dërguar atij të Kuvendit për shtyrjen e seancës në orën 18:00, mbërriti zyrtarisht vetëm 15 minuta pas nisjes së seancës, e për këtë e hodhi në votim ku socialistët në sallë votuan rrëzimin e saj dhe vijimin e seancës./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!